Jepet me qira një apartament modern 1+1, i pozicionuar në Kompleksin Aura, në zonën e Laprakës. Prona ndodhet në një kompleks të ri dhe të mirëadministruar, me akses të lehtë në qendër të qytetit, transport publik dhe të gjitha shërbimet e nevojshme.
Apartamenti është i mobiluar rishtazi me mobilim cilësor, nuk është banuar më parë dhe është gati për banim të menjëhershëm.
Detajet e pronës:
Tipologjia: 1+1
Sipërfaqja: 72 m²
Kati: 2
Kompleks i ri dhe i mirëadministruar
Mobilim i ri
I pabanuar më parë
Çmimi:
Qiraja: 550 € / muaj
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.