Ofrohet për qera një apartament modern 1+1, i pozicionuar në rezidencën “Eshli”, pranë shkollës Niket Dardani School, në zonën e Xhamllikut.
Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 80 m² dhe ndodhet në katin e 2-të të një ndërtese të mirëadministruar. Është i pabanuar më parë dhe i mobiluar me stil bashkëkohor, duke ofruar komoditet dhe funksionalitet maksimal.
Organizimi përfshin:
Sallon ndenjeje së bashku me ambient gatimi
1 dhomë gjumi
Korridor shpërndarës
1 tualet
Ballkon
Zona është shumë e favorshme dhe ofron të gjitha facilitetet e nevojshme për jetesë, si markete, shkolla, transport publik dhe shërbime të ndryshme.